![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/6809E357-FE41-4606-9559-464765E0491D.jpeg)
Rusisë i ndalohet pjesëmarrja edhe në Eurovision
Gara e sivjetme e Eurovisionit do të ketë një konkurrent më pak, pasi Rusia është pezulluar nga pjesëmarrja në këtë eviniment.
Ndonëse dje u raportua se çështjet politike nuk do të ndikojnë në këtë organizim, Unioni Evropian i Transmetimit (EBU), pas konsultimit me bordin, mori vendimin qe Rusia të mos marrë pjesë.
“Bordi Ekzekutiv i EBU mori vendimin pas një rekomandimi më herët sot nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU”, thuhet në një deklaratë të Unionit.
Sipas EBU-së, pas krizës së paprecedentë në Ukrainë, përfshirja e Rusisë në organizimin e këtij viti do t’i prishte reputacionin garës.
Italia do të jetë shteti nikoqir i Eurovisionit të sivjetëm, që do të mbahet nga 10 deri më 14 maj.