Rusisë po i ikin të rinjtë

22 dhjetor 2022 | 08:18

Rreth 100,000 specialistë të IT-së janë larguar nga Rusia këtë vit, ka thënë një zyrtar të martën, pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Sipas mediave të huaja, të rinjtë rusë u larguan me shumicë nga vendi, veçanërisht ata që punonin në sektorin e IT-së dhe të aftë për të punuar në distancë, duke shkaktuar frikën e një ikjeje truri.

Disa muaj më vonë, njoftimi për mobilizimin e qindra mijëra burrave në fund të shtatorit shkaktoi një valë tjetër largimesh.

“Deri në 10% e punonjësve të kompanive të IT janë larguar nga vendi dhe nuk janë kthyer. Në total, rreth 100,000 specialistë të IT janë jashtë vendit”, citohet të ketë thënë ministri për zhvillimin dixhital, Maksut Shadayev, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skandali i madh i “Katargate” ka mbërritur deri në Komisionin…