Rutte: E pamundur që BE-ja ta ndërpresë plotësisht gazin dhe naftën ruse

09 mars 2022 | 17:04

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se nuk është e mundur që Bashkimi Evropian (BE) të ndërpresë plotësisht furnizimin e tyre me naftë dhe gaz nga Rusia.

“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta dhe gazi rus. Unë nuk do të kërkoj për të ndërprerë furnizimin tonë me naftë dhe gaz nga Rusia”, ka thënë Rutte në një konferencë për media me homologun e tij francez në Paris.

Rutte ka thënë se BE-ja ka nevojë për furnizimin rus, duke thënë se kjo është “e vërtetë e pakëndshme”.

Të martën, BE-ja ka njoftuar planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus para vitit 2030.

Rutte ka shtuar se sanksionet e bllokut kundër Rusisë synojnë udhëheqësit rusë, dhe jo njerëzit, raporton “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim…