Rutte: NATO do të forcojë mbrojtjen kundër sabotazhit nga Rusia dhe Kina

03 dhjetor 2024 | 19:13

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleatët do të intensifikojnë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike për t’u përballur me aktet e sabotazhit dhe kërcënimet nga Rusia dhe Kina.

Sipas Rutte, këto dy shtete kanë tentuar të destabilizojnë vendet aleate përmes sabotazhit, sulmeve kibernetike, fushatave dezinformimi dhe shantazhit energjetik, raporton Reuters.

Rutte theksoi se aleatët e NATO-s do të qëndrojnë të bashkuar për të përballuar këto kërcënime duke përdorur një sërë masash, përfshirë ndarjen më të thelluar të inteligjencës dhe mbrojtjen e forcimin e infrastrukturës së rendësishme.

Gjatë javës, ministrat e Jashtëm të NATO-s, të cilët po mblidhen në Bruksel, pritet të miratojnë një strategji të re për të luftuar kërcënimet hibride, të cilat përfshijnë propagandën, ndërhyrjet politike, mashtrimin dhe sabotimin e infrastrukturës kyçe.

Një zyrtar i lartë i NATO-s theksoi se kërcënimet hibride janë të vazhdueshme dhe përditshme, duke përmendur se Rusia ka rritur “apetitin e saj për rrezik” në sabotimin e infrastrukturës dhe kërcënimin e jetëve të qytetarëve brenda vendeve të aleatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar lidhur me takimin që zhvilloi…