Rutte në Tiranë: Kërkojmë shtensionimin e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë
16 tetor 2023
| 12:01
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka arritur pak minuta në parë në Samitin e procesit të Berlinit në Tiranë, ku është pritur nga homologu Edi Rama.
Rutte ka pranuar të flasë për medie dhe u është përgjigjur pyetjeve për situatën në veri të Kosovës. Sipas tij, shtensionimi mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm.
“Ne kërkojmë që të shtensionohet situata. Kam folur me Vuçiqin pak javë më parë. Sot kam mundësi të flas me kryeministren e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresojmë që të gjithë të kontribuojmë në shtensionim”, ka thënë Rutte.