Rutte pas takimit me Kurtin: Shprehëm brengën për ngritjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

04 korrik 2023 | 11:31

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, homologu i tij nga Holanda, Mark Rutte ka thënë se përfshirja e tyre me Kosovën është më e afërt se kurrë.

Duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës, Rutte ka thënë se normalizimi i raporteve është shumë i rëndësishëm, ndër të tjerash edhe për integrimin në Bashkim Evropian (BE).

“Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të bëjnë përpjekje për të deeskaluar situatën dhe të normalizohen raportet mes të dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, po ashtu për prosportitetin drejt integrimit në BE”, ka thënë ai në një konferencë për medie pas takimit.

Më tutje, ai ka thënë se reformat në sistemin juridik të Kosovës kanë përkrahje të madhe nga Holanda.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim homologët, Mark…