Ruzhdi Kurtishaj propozohet për kryetar të Degës së PDK-së në Therandë

08 prill 2019 | 20:39

Ruzhdi Kurtishaj ka bërë me dije se nëndega e PDK-së në Greikoc të Therandës, e ka nominuar për kryetar të Degës së kësaj partie në këtë komunë.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar nga delegatët e Degës së PDK-së që mos të jenë indiferent ndaj zhvillimeve në këtë degë.

Postimi i plotë i Kurtishajt:

Të dashur, anëtarë dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Therandë,

Ju njoftoj se sot Nëndega e PDK së në Greikoc, ka shpallur kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës – Dega në Therandë në zgjedhjet e brendshme të Dekadës së Re me datë 14 prill 2019!

I ftoj delegatët e degës së PDK-së në Therandë që mos të jenë indiferente ndaj zhvillimeve të brendshme në parti, por të jenë aktivë që ta kurorëzojmë fitoren e parë në Therandë me Dekadën e Re dhe mua si Kryetar të Degës.
Edhe në të kaluarën PDK-ja ka ditur të tregoj se është e aftë për tu transformuar që të mund t’i adresoj sfidat e kohës, prandaj jam optimist se Dekada e Re do të sjellë ndryshimet e merituara për të realizuar një qeverisje të pastër për qytetarët e Therandës.

Gara brenda PDK-së, Dega në Therandë, tregon unitetin e brendshëm që karakterizohet me zhvillimin e demokracisë së brendshme.

Me respekt për Ju!
Ruzhdi Kurtishaj

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Ilir Meta kërkon rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe…