Ruzhdi Kurtishaj së bashku me Vasil Bedinaj takojnë zv/ministren e Turizmit të Shqipërisë, diskutojnë të arriturat e këtij sezoni veror
Kryetari i shoqatës së Turizmit të Kosovës, dhe pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj së bashku me kreun e operatorëve turistik të Vlorës, Vasil Bedinaj kanë takuar zëvendësministren e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Vilma Bello.
Ai ka thënë se bashkërisht kanë diskutuar në hollësi të arriturat e këtij sezoni turistik, që sipas tij, akoma po vazhdon me intensitet rreth 70% me pushues dhe grupe të ndryshme nga Kosova.
“Ne Vlore bashke me kreun e Operatorve turistik te Vlores z.Vasil Bedinaj, takuam zv. Minstren e Turizmit dhe Mjedisit te Qeverise Shqiptare, znj. Vilma Bello, edhe pse dite e diel ne patem rastin te dikutojme me hollesi te arriturat e ketije sezoni turistik verore ne raport 🇽🇰🇦🇱 dhe anasjelltas, qe akoma po vazhdon me intensitet rrreth 70%, me pushues dhe grupe te ndryshme turistike nga Kosova”, ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”.