
Ruzhdi Kurtishaj zgjedhet kryetar i Shoqatës së Transportit rrugor
25 maj 2018
| 21:04
Në mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës së Transportit rrugor të udhëtarëve pranë Odës Ekonomike të Kosovës, me shumicën e votave, të anëtarëve të saj, është zgjedhur kryetar i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj, pronar i Sharr Travel.
Kurtishaj pasi ka marrë besim nga anëtarët e Shoqatës, i ka siguruar të gjithë ata se do t’i mbrojë interesat e Operatorëve Ekonomik – antarë të Odës Ekonomike të Kosovës të Sektorit të transportit rrugor të udhëtarve.