
Ruzhdi Shehu merr detyrën e kryetarit të Junikut
06 dhjetor 2021
| 12:51
Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar sot detyrën e kryetarit të Komunës së Junikut.
Shehu, së bashku me asamblistët e zgjedhur të kësaj komune, janë betuar sot në Asamblenë Komunale në Junik.
Kryetari i Junikut deri më sot ishte Agron Kuçi nga AAK-ja, i cili për tri mandate udhëhoqi ketë komunë.