S’TA KAM FRIKËN
07 shkurt 2022
| 22:23
Shkruan: Agron Krasniqi
S’ta kam frikën jo
Ty, që me kërcenohesh
Ti do të digjesh vet
Çdo hap që më afrohesh
Plisi që kam n’ kokë
Sytë e tu vërbon
Sa herë shkel n’ këtë tokë
Shqipja të mallkon
Mos u mundo kot
Për vete t’më bësh
Po t’ betohem n’ zot
Kockat këtu do i lësh
Kanë provuar shumë
Ti nuk je i pari
Kjo tokë nuk njeh tjetër
Vetëm gjak shqiptari
Kthehu drejt karpateve
Ore ti gjakatar
Nuk të del mirë hesapi
Me popullin shqiptarë
Këtu flitet shqip
Jemi autoktonë
Veç flamuri arbërit
Mbi këtë dhe valon
Janar, 2022