Sa dëme shkaktoi sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit?
Vazhdon të ketë shumë pak informacione se sa dëme shkaktoi sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit.
Në sulmin e tij të martën, Irani lëshoi më shumë se 180 raketa balistike, tha qeveria e Izraelit. Disa nga raketat e lëshuara nga Irani ishin raketa hipersonike Fattah, me një shpejtësi maksimale të vlerësuar në 10,000 kilometra në orë, raporton The Guardian.
Sipas Gardës Revolucionare, 90% e raketave të saj goditën me sukses objektivat e tyre. Izraeli megjithatë thotë se shumica e raketave u kapën nga mbrojtja e tij ajrore dhe kjo deklaratë duket se mbështetet nga komentet e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, që luajtën rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Izraelit.
Pamjet nga Izraeli qendror tregojnë zyrtarët duke inspektuar një gropë.
Nuk u raportua për të lënduar në Izrael, por një person u vra në Bregun Perëndimor të pushtuar, thanë autoritetet atje. Pamjet tregojnë raketat e rëna në Ramallah, në Bregun Perëndimor.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kishte “një numër të vogël” goditjesh. Ushtria izraelite publikoi video të një shkolle në qytetin qendror të Gadera, e cila u dëmtua rëndë nga një raketë iraniane.