Sa do t’i kushtojë pandemia ekonomisë së botës?
Banka Aziatike për Zhvillim ka bërë me dije se pandemia e koronavirusit mund t’i kushtojë ekonomisë së botës nga 5.8 deri në 8.8 trilionë dollarë.
Kjo vjen si pasojë e masave që janë marrë për të ndaluar përhapjen e Covid-19, masa që kanë paralizuar aktivitetin ekonomik rreth botës.
Autoritetet nëpër vende të ndryshme kanë marrë masa agresive për të mbrojtur ekonomitë nga impakti i shpërthimit të koronavirusit.
“Kjo analizë jep një tablo të qartë të impaktit ekonomik të Covid-19. Gjithashtu thekson rolin e rëndësishëm e ndërhyrjeve përmes politikave, të cilat mund të zbusin dëmin mbi ekonomi”, tha Yasuyuki Sawada nga Banka Aziatike për Zhvillim .
Shifrat e publikuara të enjten treguan për impaktin e madh të Covid-19, pasi papunësia në ekonominë më të madhe të botës, në SHBA, u rrit me 3 milionë vetë javën e kaluar./lexo.al/