Sa fitojnë blogerët nga Instagrami? Çmimet arrijnë në 325 mijë euro për një postim
30 nëntor 2023
| 12:06
Duken shifra marramendëse, por janë reale. Dikujt mund t`i duhet të punojë gjithë jetën, çdo ditë të javës, nga 8 orë, për të fituar mbase gjithë jetën 325 mijë euro.
Dikush mund t`i fitojë nga Instagrami, brenda një dite, me vetëm një postim.
Kaq merr blogeri më i paguar, sipas HopperHQ, një platformë analize dhe monitorimi e mediave sociale që ka hartuar renditjen e njerëzve më të paguar në Instagram.
Khaby Lame – 325 mijë euro për një post (80.7 milionë ndjekës)
Chiara Ferragni – 95 mijë euro për një post (29.6 milionë ndjekës)
Gianlucca Vacchi – 69 mijë euro për një post (22.5 milionë ndjekës)
Mariano Di Vaio – 20 mijë euro për një post (6.9 milionë ndjekës)
Giulia De Lellis – 16 mijë euro për një post (5.3 milionë ndjekës)