
Sa fiton Mbappe në javë dhe vit në La Liga?
Saga e transferimit mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit sa i përket Kylian Mbappe mori fund në vitin 2024, pasi kampioni në fuqi i Evropës e transferoi atë pas shumë e shumë vite tentimesh.
Pasi qëndroi tek PSG-ja për shtatë sezone, Mbappe u largua nga kryeqyteti francez si lojtar i lirë me 256 gola të realizuar në 308 ndeshje, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
Ani pse Mbappe nuk i kushtoi “Los Blancos” asnjë cent, bonusi i tij i nënshkrimit së bashku me pagën që merr, e bëjnë atë njërin ndër lojtarët më të paguar në La Liga.
Nënshkrimi për Real Madridin me një kontratë pesë vjeçare, bëri që Mbappe të bëhet lojtari më i paguar i klubit me diku rreth 500 mijë euro në baza javore dhe me një pagë vjetore mbi 25 milionë euro.
Paga e Kylian Mbappe në numra
Nuk vjen si një befasi që reprezentuesi francez është lojtari më i paguar tek Real Madridi, sidoqoftë, lojtari i dytë më i paguar i klubit vjen në fakt si një befasi.
David Alaba përfiton 18 milionë euro, i ndjekur pas nga Jude Bellingham në vendin e tretë dhe Vinicius në të katërtin, që të dy me paga të barabarta.
Pesëshen më të paguar tek klubi madrilen e kompleton uruguaiani Federico Valverde, i cili konsiderohet si një kapiten i së ardhmes nga tifozët.
Pesë lojtarët më të paguar tek Real Madridi