Sa herë jemi ulur për dialog me Serbinë kemi shënuar fitore
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë mbrëmë në “Syri TV” se Kosova, sa herë që është ulur në tavolinë të bisedimit me Serbinë, gjithmonë ka fituar. Duke i komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk shkon në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, Thaçi ka thënë se refuzimi i një ftese nga Shtëpia e Bardhë është një gabim historik dhe i dëmshëm për shtetin. “Takimi im me presidentin Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ka qenë zyrtar dhe transparent. Është diskutuar për mundësinë e vazhdimit të dialogut. Ndërsa unë nuk e di që Kurti ka qenë i ftuar nga Shtëpia e Bardhë. Do të ishte gabim historik refuzimi i një takimi dhe do të ishte një goditje për Kosovën. Unë nuk ndihem inferior të takohem me këdo dhe kudo. Ne sa herë jemi ulur në dialog me Serbinë kemi shënuar fitore”, ka thënë Thaçi.
(B. D.: ‘Epoka e re’)