Sa herë që LV-ja tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet, prodhon nga një krizë

12 shtator 2021 | 10:48

Njohësi i proceseve politike në vend, Albert Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vendin tonë.

Ai ka thënë se sa herë që LV-ja tenton t’i jap shtysë përmbushjes së ambicieve për pushtet, prodhon nga një krizë.

“Kështu ishte me provokimin e mocionit të mosbesimit. Reciprociteti aq i rëndësishëm atëherë – sot u harrua; pasi ishte vetëm pjesë e skenarit ‘Rënia e nevojshme për ngritjen e domosdoshme’. Kështu ishte me insistimin për certifikimin e kandidatëve të dënuar për vepra penale. Ndonëse vet kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që personave të tillë t’u mohohet kandidimit. Qëllimi ishte të paraqitej si viktimë e pushtetit për të mobilizuar votuesit!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kështu ishte me zgjedhjen e presidentes nga lista e saj.

“Inicioi papritur ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme – për të mundësuar votimin e diasporës nëpër ambasada – me qëllim të shantazhit ndaj opozitës. Kështu po duket të jetë edhe tash me skenarin për shtyrje të zgjedhjeve lokale. Po luanë kartën e sigurisë, pasi nga kjo përpjekje nuk humbet asgjë.  Nëse nuk ia del – në zgjedhje hynë më sigurt. Nëse numrat e rasteve me Covid-19 rriten, opozita fajësohet pasi ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve. Vetës i krijon epërsi morale dhe pastrohet nga dështimi për menaxhimin e pandemisë.  Nëse ia del – I jep kohë vetës të rikuperohet, të gjejë ndonjë kontratë të dëmshme të qeverive të kaluara – që sigurisht ka mjaftë të tilla – e të marrë ndonjë vendim për rritje pagash e shtesash që përkthehet në vota”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës dhe kandidatja për kryetare të Komunës së…