“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, Ramush Haradinaj përplaset me Albulena Haxhiu
25 shkurt 2022
| 13:50
Deputeti i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka pasur një përplasje të shkurtër me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Kjo pasi që Haxhiu i ka ndërhyrë Haradinajt teksa ky i fundit i replikonte kryeministrit Kurti për çështje që ndërlidhen me dialogun me Serbinë.
“Sa herë ta hapësh gojën unë ta kthej”, i ka thënë Haradinaj-Haxhiut, pasi kjo e fundit i ka pëshpëritur diçka nga mbrapa.
Ndërkohë edhe kryesuesja e Kuvendit i ka bërë thirrje Haxhiut që të ketë kujdes.
Haradinaj tutje ka thënë se sa herë që dikush i flet nga mbrapa do t’ia kthejë.