Sa i kushtoi dasma në Maldive me Fjolla Morinën? Fisnik Syla flet edhe për të ardhmen në politikë
Vetëm pak kohë më parë, Fisnik Syla zbuloi se ishte ndarë përfundimisht me Fjolla Morinën dhe se ishte “i lirë si një zog”. Mëngjesin e sotëm ai ishte në një lidhje live nga Belgjika me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku u shpreh se nuk ka kthim pas me këngëtaren.
Gjithashtu sipërmarrësi i njohur foli për planet për të ardhmen dhe mundësia që të jetë sërish pjesë e politikës.
Pjesë nga intervista:
Cili ka qenë rasti apo lajmi që të ka prekur shqetësuar?
Kur me kanë nxjerrë fëmijët në rrjetet sociale, sepse tek e fundit fëmija nuk ka faj për asgjë. Portalet në Kosovë dhe Shqipëri nuk rezervohen as te fëmijët.
Një vit më parë u martove me Fjolla Morinën në Maldive, që bëri bujë. Sa kushtoi kjo dasmë, se ishte dhe kohë pandemie?
Ka kushtuar bajagi shumë. Ju e dini pak a shumë sa kushtojnë pushimet atje, kështu imagjino dhe dasma.
Je penduar që ke marrë këtë hap në një kohë të shkurtër?
Nuk pendohem për asgjë në jetë. Nuk mund të them se jam penduar.
Ke reaguar ti për ndarjen, që je single dhe i lirë si zogu. Çfarë çoi në krisjen e marrëdhënies tuaj?
Nuk kisha pasur qejf me hy në detaje. Jam një njeri që kur ha dhe pi me një njeri, nuk flas keq për atë. Gjithçka ka mbaruar, por nuk kam qejf me hy në detaje.
Në një farë mënyre jeni dakord të dy me këtë vendim. Një vendim i paqtë?
Të dy kemi rënë dakord. Kemi humbur çdo kontakt.
Tani që shkrove se je i lirë si zogu, pati reagime?
Kemi pasur me mijëra reagime.
Kur the ‘i lirë si zogu’ le të nënkuptohet se nuk ka kthim pas?
Kur thyhet një gotë, nuk ngjitet më. Edhe unë kur flas një gjë, ashtu mbetet.
Ti je sipërmarrës i njohur në Belgjikë, ke qenë dhe pjesë e politikës? E ardhmja?
Këtu në Belgjikë ka qenë shumë vështirë me nis, se dihet se i huaji e ka të vështirë. Hyra në politikë dhe më njohën më shumë. Por do merrem me biznesin familjar, gastronomi. Pas dy vitesh do ketë sërish zgjedhje, do shohim.