Sa ka kolona dhe pritje nëpër pikat kufitare?

01 gusht 2022 | 08:57

Në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe në hyrje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdar pritjet në hyrje janë rreth 1 orë, ndërkohë në dalje tri orë.

Te Dheu i Bardhë veturat po presin më shumë se 1 orë.

Këto dy pika kufitare kanë fluks më të madh veturash për shkak të mbylljes së pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut të cilat aktualisht po qëndrojnë të mbyllura.

Në ndërkohë në pikat e tjera kufitare nuk raportohet se ka pritje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj thotë se kërkesa e ShBA-së…