Sa ka siguri të konsumohen produktet e shpezëve, flasin nga AUV

01 qershor 2021 | 14:46

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë të dhënë se nga konsumimi i mishit të shpezëve s’mund të rrezikohet shëndeti i njeriut dhe s’ka fakte se mishi i shpezëve dhe vezët mund ta bartin sëmundjen tek njeriu.

Sipas tij, referuar hulumtimeve shkencore të cilat i  gjeni në faqen zyrtare të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE), s’ka fakte evidente  se mishi i shpezëve dhe vezët mund ta bartin sëmundjen tek njeriu, mirëpo rekomandohet që shpezët e sëmura dhe vezët nga shpezët e prekura nga kjo sëmundje duhet të asgjësohen dhe të ndalohet vendosja e tyre në zinxhirin ushqimorë.

Mirëpo, ai ka apeluar tek konsumatorët se në rast se hasin në produkte të dyshimta ta paraqesin rastit tek AUV. “Prandaj, sugjeromë që konsumatori të ketë kujdes gjatë furnizimit me mish të shpezëve dhe vezë. Furnizimin me mish të shpezëve ta bëhet vetëm nga operatoret ekonomik te aprovuar dhe regjistruar në marketet dhe dyqanet e autorizuara, e jo në tregjet e kafshëve ku therja ndodh aty për aty nga operatorë ilegal. Para blerjes të shikohet etiketimi dhe deklarimi nga prodhuesi i mishit të shpezëve çoftë vendorë apo nga importi. Vezët të kenë vulat e vendosura në ç’do vezë në rastet e tabelave apo paketimet e mbyllura”, ka deklaruar Thaçi, i cili ka apeluar se nëse konsumatorët hasin në parregullsitë e lartshënuara ( mungesa e deklarimeve, therja ilegale, mungesa e shenjave identifikuese ose vulave në vezë), të lajmërojnë në numrat kontaktues 0800 111 22. “Duhet pasur kujdes higjiena gjatë përgatitjes së ushqimit nga këto produkte. Po ashtu në arritjen e temperaturave të duhura dhe praktikave higjienike gjatë përdorimit”, u shpreh ai.

(A.MAVRAJ/Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja Luiza Gega është klasifikuar në vendin e tetë në…