Sa karburant shpenzon një aeroplan për një udhëtim?
22 maj 2023
| 00:04
Një motor reaktiv, si ata që përdoren në aeroplanët komercialë, djeg më shumë se një litër karburant në sekondë.
Në përgjithësi, për të llogaritur se sa është konsumuar gjatë një fluturimi, duhet të merret parasysh distanca e përshkuar nga aeroporti.
Fluturimet e shkurtra kanë konsum proporcionalisht më të lartë të karburantit sepse 1/3 e karburantit digjet gjatë ngritjes.
Në fluturimet e gjata, megjithatë, proporcioni bie në 1/8. Me pak përafrim, llogaritet se një Jumbo jet në një rrugë prej rreth 6 000 km (për shembull Milano-Nju Jork), konsumon më shumë se 63 000 litra mesatarisht 19 litra për 1.8 kilometra detare, rreth 158 litra për çdo pasagjer (gjithsej 400). Për çdo ulëse prodhohen edhe 4000 kilogramë dioksid karboni./Alsat.mk/