“Sa kat Dubrava?”: Rukiqi i LDK-së reagon pas publikimit të bisedave Mihali – Krasniqi
14 tetor 2024
| 19:03
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas ublikimit të komunikeve mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.
Ai thotë se tashmë është kompletuar mozaiku i mafisë energjetike.
“Po kompletohet mozaiku i mafisë energjetike. Si pasojë e veprimeve të mafisë energjetikes (Albin, Dejona, Martin, Nagip, etj), sot paguajmë dyfish çmimin e energjisë elektrike. Sa kat Dubrava?”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.