Sa kohë kalojmë me telefonat tanë? Përgjigjja është tronditëse
Ka një shqetësim në rritje në mesin e shumë zotëruesve të smartfonëve për sasinë e kohës që shpenzohet me këto pajisje. “Google” thotë se rreth 70% e përdoruesve të “Android” që u pyeten për këtë temë, duan të gjejnë “një ekuilibër më të mirë” në përdorimin e teknologjisë.
Por kjo e vendos sektorin në fjalë në një pozicion të vështirë. Si mund që ky sektor klientët e vet t`i shkëpus nga telefonat e tyre kur, shumë firma, modelin e biznesit e mbështesin pikërisht tek e kundërta?
“BBC” ka treguar se “Apple” dhe “Google” kanë krijuar këtë vit disa mjete dixhitale të quajtura Screen Time dhe Digital Wellbeing, të cilat u krijojnë përdoruesve të “iPhone”-it dhe “Android”-it mundësinë të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacione të ndryshme dhe sa shpesh merren me telefonat.
Për pjesën më të madhe të atyre që e panë, rezultati ishte tronditës: “Në ditën time të parë me gjurmuesin Digital Wellbeing të ‘Android’, e kam hapur telefonin tim 200 herë dhe kam kaluar më shumë se tre orë me të”, ka rrëfyer një përdorues.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që po bëhen për ndërgjegjësim, ekspertet mendojnë se 2019-ta mund të jetë viti kur njerëzit do ta shohin më me kujdes kohën e shpenzuar me celularët e tyre, ama nuk ka shanse që t’i heqin fare nga dora!/tch/