Sa kohë merr procedura e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë

23 korrik 2024 | 08:39

Të premten ministri i Brendshëm i shtetit serb, Ivica Daqiq, tha se forcat policore serbe vranë Faton Hajrizin, të arratisurin nga burgjet e Kosovës, i cili dyshohet se paraprakisht vrau një polic serb gjatë tentimit për të kaluar ilegalisht nëpër Serbi.

E ka disa ditë që trupi i pajetë i Hajrizit po qëndron në Serbi, ndërsa njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë kanë thënë se sjellja e trupit në Kosovë mund të marrë kohë.

Ka disa ditë, që trupi i tij i pajetë ndodhet në Serbi.

Bëhet fjalë për Faton Hajrizin, i cili sipas autoriteteve serbe, u qëllua për vdekje në territorin e Serbisë.

E gjithë ngjarja ndodhi, pasi Hajrizi u arratis nga burgu i Smrekonicës në Kosovë dhe në shtetin serb dyshohet se vrau një polic.

Lajmin për vrasjen e tij e dha ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

E njohësit e çështjeve ligjore në Kosovë, thonë se sjellja e trupit të pajetë të Hajrizit në Kosovë, mund të marrë kohë.

“Mirëpo kur kemi parasysh faktin që kemi të bëjmë me një fqinj i cili përveç se nuk ka as gatishmëri dhe as vullnet për të bashkëpunuar me autoritet e tona, atëherë natyrisht që në rrethana të tilla mënyra e komunikimit zhvillohet përmes mekanizmave ndërkombëtarë me theks të veçantë të UMNIK-ut. Vlerësoj që një procedurë e tillë mund të marrë kohë, përveç kësaj natyrisht që jemi dëshmitarë të tendencës së autoriteteve politike serbe për ta përdorur këtë rast për tu shndërruar në viktimë, prandaj vlerësoj që këto e bëjnë situatën edhe më komplekse dhe mund të marrë kohë sjellja e trupit e të ndjerit dhe dorëzimi i tij në familje”, ka thënë Bajraktari, teksa e sheh të padrejtë mosbashkëpunimin me shtetit serb, veçmas në këtë rast”, është shprehur avokati, Ardian Bajraktari.

Nga autoritetet serbe nuk është bërë e ditur nëse deri më tani, trupi i pajetë i Hajrizit i është nënshtruar autopsisë.

Por, në cilat raste, sipas praktikave të kaluara, mundet që një trup t’i nënshtrohet një procedure të tillë për së dyti, edhe pas kthimit në Kosovë?

“Nëse familjarët dyshojnë që autopsia e parë në një vend të caktuar nuk është kryer sipas standardeve të caktuara ose ka dyshime të tjera të cilat ata mendojnë që duhet t’i nënshtrohet edhe një herë i afërmi i tyre autopsisë, atëherë kanë të drejtë që sapo trupi të kthehet në Kosovë, të hapin rastin në polici dhe pastaj edhe në bashkëpunim me prokurorin dhe me urdhër të prokurorit, nëse e sheh të arsyeshme, do të lëshohet një urdhëresë për autopsi”, ka thënë drejtori i IML-së, Ditor Haliti.

E nëse shteti i Kosovës ka kërkuar ta ketë ekspertin e saj mjeko-ligjor gjatë kryerjes së autopsisë në trupin e pajetë të Faton Hajrizit, Tëvë1 ka pyetur në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë çështje nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje të hënën.

Madje, ditë më parë, e para e drejtësisë në vend, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se nuk e dinë nëse vrari në Serbi, është Faton Hajrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët mund të shfrytëzojnë Liqenin e Ujmanit, por me kujdes…