Sa kohë nevojitet për ta mposhtur Putinin? Zëvendëskryeministri britanik i përgjigjet kësaj pyetjeje

06 mars 2022 | 15:17

Mund të duhen vite që Vladimir Putin të mposhtet në pushtimin e Ukrainës, ka thënë zëvendëskryeministri britanik, pasi laburistët kanë akuzuar qeverinë se po lëvizte shumë ngadalë lidhur me sanksionet, raporton “The Guardian”.

Dominic Raab ka thënë se njerëzit që mendonin se kriza mund të zgjidhej brenda disa ditësh po “mashtronin veten” dhe se NATO-s do t’i duhej të “tregonte njëfarë qëndrueshmërie strategjike” në përpjekjen e saj për ta detyruar ushtrinë ruse të tërhiqet.

Raab ka thënë se Putini po përdor “taktika gjithnjë e më brutale”.

Raab, i cili është gjithashtu sekretar i drejtësisë, i ka thënë programit të mëngjesit të së dielës të “BBC”-së: “Mendoj se përfundimi është se asnjë nga qytetet kryesore nuk ka rënë ende. Por unë mendoj se nuk duhet të kemi asnjë dyshim se misioni ynë me aleatët tanë është të sigurojmë dështimin e Putinit në Ukrainë dhe kjo do të marrë pak kohë”.

“Ne po flasim për muaj, nëse jo vite, dhe për këtë arsye do të duhet të tregojmë një qëndrueshmëri strategjike sepse kjo nuk do të përfundojë brenda disa ditësh”, ka thënë Raab.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…