Sa kushtojnë medaljet e arta?
Lojërat Olimpike janë kulmi i suksesit dhe shpërblimit për çdo atlet, veçanërisht nëse pjesëmarrja kombinohet me një medalje ari. Megjithatë, përtej kënaqësisë morale dhe njohjes, vlera e medaljes së artë është me interes të madh.
Medaljet e arta të fituara nga atletët e Lojërave Olimpike, në realitet nuk janë ar i pastër, pavarësisht ngjyrës që kanë.
Një medalje e artë olimpike është bërë prej 92.2% argjendi. Ari që ka është vetëm 6 gramë. Ndryshe nga argjendi dhe bronzi, të cilët janë të dy plotësisht të ngurtë në metalet e tyre përkatëse.
Por sa kushton medalja e artë?
Kostoja e një medalje ari në Lojërat e fundit Olimpike në Tokio në vitin 2020 arriti në rreth 640 euro. Argjendi kishte një çmim rreth 350 euro, ndërsa bronzi vetëm 7 euro. Sipas NBC Sports, ka variacion në çmimin e medaljes së artë, pasi mund të arrijë deri në 775 euro.
Medaljet në Lojërat Olimpike të Parisit të këtij viti nuk janë vetëm të frymëzuara nga Kulla Eifel, por secila përmban një pjesë autentike të monumentit ikonë të shekullit të 19-të.
Çdo olimpist do të marrë një copë hekuri autentik nga Kulla Eifel e vendosur në zemër të medaljes së tyre. Secila nga 5084 medaljet që do të jepen në ngjarjen kryesore botërore mban një gjashtëkëndësh të hekurt nga Kulla Eifel, ndërsa logoja “Paris 2024” dominon.
Në anën e djathtë janë gdhendur figurat e Athinës, Hyjneshës së Fitores, Stadiumi Panathenaik dhe Akropoli, siç kërkohet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), por “Paris 2024” mori leje të veçantë për t’u riprodhuar në medalje dhe Kulla Eifel. Në të njëjtën kohë, disiplina për të cilën jepet medalja shkruhet në “buzë” të medaljes.