“Sa lek do pranoje për një video porno?” Roza Lati zbulon ‘ofertën’ që ka marrë të bëhet pjesë e faqes për të rritur: Nuk jam…
Ajo njihet si një nga moderatoret më mendje hapur dhe pa komplekse. Është fjala për Roza Latin, e cila gjithashtu është një nga personazhet e njohur që flet hapur për çdo gjë.
Roza është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me mijëra ndjekësit foto e video nga më të ndryshmet, duke mos kursyer as pozat seksi dhe provokuese.
Për këtë arsye, ajo merr komente nga më të ndryshmet, ku duket se nuk mungojnë as ofertat për t’u bërë pjesë e platformave për të rritur.
Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja përmes një pyetësori anonim në rrjetin social “Instagram”. Gjithçka nisi nga pyetja e një ndjekësi, i cili i “sugjeroi” Rozës të bëjë një video porno ose të hapë një llogari në aplikacionin për të rritur, “OnlyFans.”
“Sa lekë do të pranoje që të bëje një video porno? Po llogari në ‘Only Fans’ pse nuk hap se bën 500 mijë euro për 3-4 muaj”, ishte pyetja e ndjekësit, të cilën Roza e ka postuar duke shkruar: “Për këtë sms do përgjigjem me një inbox që më ka ardhur para pak ditësh”.
Lati ka publikuar në “Instastory” një ofertë që ka marrë nga një agjenci e cila i propozon moderatores që të bëhet pjesë e ‘OnlyFans’ në këmbim të një shume të majme. Moderatorja jo vetëm që e ka refuzuar ‘ofertën’ por edhe ka shpërthyer ndaj personit që i ka shkruar.
Pjesë nga biseda:
Agjencia: A po punon aktualisht me ndonjë agjenci?
Roza Lati: Çfarë lloj agjencie?
Agjencia: Unë kam një agjenci ‘OlnyFans’. Tani po punoj me 0.01% krijues. Duke qenë se ti je një top modele mund të punojmë me ty dhe të bëjmë 50-70,000 dollarë për muaj pa treguar përmbajtje të qartë. Nëse je e intersuar mund të të them më shumë informacione.
Roza Lati: Ahahhahaa! Unë jam bos nuk jam k*rvë.
“Pjesën më poshtë të sms e hapa krahun me ofendime kështu që e kursejmë këtu në foto. Për të qenurit ok me trupin tënd dhe të bërit foto seksi siç bëjnë të gjitha në Instagram, ka lloj lloj feedbacku”- shkruan Roza krahas fotos.
Ndërkohë pyetjet provokuese nga fansat nuk kanë përfunduar me kaq, pasi një ndjekës e ka pyetur Rozën për kategorinë e preferuar të pornos?
Por moderatorja ka vendosur të mos përgjigjet duke shkruar: “Pse kështu pyetjesh u bëkan te ky aplikacion? S’i përgjigjem këtyre budalliqeve. Kursejini!”