Sa litra lëngje duhet të pini në ditë gjatë plazhit
30 korrik 2018
| 01:36
Në temperaturë të lartë, qëllimi i trupit njerëzor është të ruajë temperaturën e brendshme prej 37°.
Por, kur temperature e ambientit rritet, trupi nxehet dhe zemra nis të pompojë më shumë gjak duke zgjeruar përkohësisht enët e gjakut.
Trupi, duhet të largojë nxehtësinë nëpërmjet lëkurës me anë të djersitjes, pas së cilës trupi freskohet.
Për një proces optimal djersitjeje, trupi duhet të konsumojë shumë ujë; mesatarisht 4 litra në ditë në të kundërt, do mungojë procesi i plotë i djersitjes duke shkaktuar në rastin më të lehtë, fryrje të gjymtyrëve, vështirësi në lëvizje, këputje dhe dobësi trupore, dhimbje koke dhe shumë shqetësime të tjera trupore.