Sa me fat Dua Lipa! Merr urimet të veçanta nga vjehrra dhe kunatat për ditëlindje: Të duam shumë
Një ditë më parë, Dua Lipa ka festuar 26-vjetorin e lindjes. Ajo mori urime të shumta nga fansat, kolegët, miqtë dhe familjarët. Por ato që morën më shumë vëmendjen e fansave ishin urimet e veçanta nga vjehrra dhe kunatat e saj.
Mamaja dhe dy motrat e partnerit të saj, Anwar Hadid, kishin zgjedhur fjalët më të ëmbla për këngëtaren e famshme shqiptare.
Mamaja e partnerit të Duas, Yolanda Hadid i ka dedikuar asaj një urim të veçantë për ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen engjëlli ynë i ëmbël… lutem çdo ditë që dashuria, shëndeti dhe lumturia të vijë në rrugën tënde. Faleminderit që je ashtu siç je dhe që e do djalin tim në mënyrën që e do. Je një shtim i pabesueshëm në familjen tonë dhe të vlerësoj sot dhe çdo ditë të vitit! Të dua!”, shkruan ish-modelja në profilin e saj në “Instagram”.
Ndërsa modelja e famshme, Bella Hadid, ka publikuar një video ku shfaqet së bashku me Duan dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen princesha ime binjake. Të adhuroj ty dhe gjithçka je. Falemiderit që dashuroni në mënyrën që ti di dhe jep gjithçka mundesh. Të dua shumë”.
Nga ana tjetër, Gigi Hadid ka postuar një foto me këngëtaren e famshme dhe bashkëngjitur me të shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e ëmbla Dua Lipa. Supernova. Të duam shumë. Të uroj ditën dhe vitin më të bukur”.
Ndërsa i fejuari i saj, Anwar Hadid, teksa ka postuar një foto të Duas, i shkruan se ajo është vajza e ëndrrave. Gjithashtu ai shprehet se e dashuron përgjithmonë.