Sa milionë amerikanë kanë votuar deri tani në zgjedhjet presidenciale?
Kandidatja demokrate, Kamala Harris dhe ai republikan, Donald Trump po vazhdojnë me fushatat e tyre për zgjedhjet presidenciale amerikane.
Kur kanë mbetur edhe 11 ditë deri në ditën e zgjedhjeve, më shumë se 32 milionë njerëz kanë votuar tashmë, në ato të cilat quhen edhe “votime të hershme”.
“Laboratori zgjedhor” i Universitetit të Floridës njoftoi se rreth 15 milionë qytetarë votuan personalisht, ndërsa më shumë se 17 milionë amerikanë votuan me postë.
Diku 155 milion njerëz votuan gjithsej në 2020 – rreth 66 për qind e grupit të përshtatshëm për votim, shkruan cbsnews.
Statistikat tregojnë se shumica e votave i takojnë demokratëve, megjithëse republikanët tani po përpiqen të inkurajojnë më shumë votuesit e tyre të dalin të hedhin votën.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të zhvillohen më 5 nëntor (e martë).