Sa milionë euro u ka Kosova borxh qytetarëve dhe bizneseve?
Zyra Kombëtare e Auditimit ka bërë publike shifrën e borxhit shtetëror ndaj bizneseve dhe qytetarëve dhe anasjelltas.
Shefi i ZKA-së, Besnik Osmani në një intervistë në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka thënë se shteti ka rreth 200 milionë euro borxh ndaj bizneseve dhe qytetarëve ndërsa këta të fundit i kanë borxh shtet rreth 565 milionë euro.
“Detyrimet e papaguara në fund të vitit të kaluar, në raportin e fundit që e kemi bërë sillet rreth 200 milionë euro, prej tyre janë 170 milionë të nivelit qendror dhe janë 30 milionë euro të komunave. Ndërsa shuma e detyrimeve kontingjente e cila potencialisht mund të ndikojë buxhetin tonë është 140 milionë, 76 në nivelin qendror dhe 66 milionë në nivelin lokal”, ka thënë Osmani.
Ndërsa sipas tij sot shtetit qytetarët dhe bizneset i kanë 565 milionë euro, prej tyre 403 milionë nivelit qendror dhe 162 milionë në nivelin lokal.
Në këtë intervistë Osmani ka folur edhe për 15 vjetorin e ZKA-së, auditimin e ndërmarrjeve, partive politike, borxhin publik etj…