Sa njerëz mund të mbajë Toka?

28 janar 2024 | 20:24

Në një raport të “Klubit të Romës“ të vitit 2016, shkencëtarët Graeme Maxton (*1960) dhe Jørgen Randers (*1945) hodhën idenë e shpërblimit të grave perëndimore që nuk kishin sjellë në jetë asnjë, ose kishin lindur një ose dy fëmijë.

Arsyeja e vetme ishte problemi i rritjes së numrit të popullsisë në botë të  cilët e shihnin si një kërcënim serioz kundrejt natyrës, klimës dhe mirëqenies njerëzore.

Është me të vërtetë e pabesueshme që i njëjti problem është ngritur pothuaj para 200 vjetësh nga filozofi Thomas Malthus (1766-1834) me një mënyrë tematike të ngjashme me atë të ditëve të sotme.

Malthus në kohën e tij shihte si një kërcënim për shoqërinë njerëzore rritjen e numrit të njerëzve mbi rruzull, për shkak të mangësive ose mungesave në krijimin ose prodhimin e lëndëve ushqimore si nevojë jetese për njerëzimin.

Për këtë arsye ai i mëshonte theksit se moslindja e fëmijëve do të ishte një detyrë imediate.

Por Malthus do të shkonte edhe më larg me teoritë e tij.  Ai do t`i trajtonte luftërat dhe pandemitë si “zgjidhje të bekuara“ kundër rritjes eksplozive të njerëzimit mbi Tokë.

Ndoshta, ndoshta ai linte për të dyshuar me idetë e tij, se më e mira e të mirave do të ishte një shuarje totale e njerëzimit mbi rruzullin tokësor, pozicion që bie kryekëput ndesh me pikëpamjet humaniste të kohës së djeshme dhe të sotme.

—–

Botuar në DITA nga “Der Philosophie-Kalender 2021“ (Kalendari filozofik 2021)  me titull“ Wie viele Menschen verträgt die Erde“ (Deri sa njerëz mund të mbajë kjo Tokë?)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e kaluar, televizioni shtetëror rus transmetoi kërcënime nga anëtari…