Sa nxënës, për faj të MASHT-it, janë PA LIBRA, në këtë viti shkollor?

11 mars 2024 | 11:38

Sa nxënës të klasave 1-9, janë duke e kaluar vitin shkollor 2023/24, pa tekste shkollore?

Shukri Klinaku

Në vitin shkollor 2023/24, MASHTI, në shkelje të ligjit dhe praktikës pozitive të 15 vjetëve pararendëse, nuk ua siguroi tekstet shkollore nxënësve të klasave 1-9.
Me këtë gabim dhe shkelje të rëndë të MASHTI-t (qeverisë), humbi së paku 1 muaj mësim për krejt shkollat; prindërit e nxënësve humbën një kohë të konsiderueshme për sigurim të teksteve; u dëmtua buxheti i shtetit për më shumë se 5 milion euro; dhe:
Shumë nxënës janë duke e kaluar tërë vitin shkollor 2023/24 pa tekste shkollore.
Sipas vlerësimit tim dhe bisedave me mësimdhënës, numri i nxënësve që janë duke e kryer këtë vit shkollor pa tekste shkollore shkon deri 20 %.
Mirëpo, do të ishte mirë që të pasonte një hulumtim gazetaresk, ose ndonjë hulumtim pak më i thellë i ndonjë OJQ-je, që të nxirret një përgjigje meritore në pyetjen:
Sa nxënës të klasave 1-9, janë duke e kryer vitin shkollor 2023/24, pa tekste shkollore?
Arsimi në Kosovë, në të gjitha nivelet, nuk qenë ndonjëherë në gjendje më të rëndë sesa në këto 3 vitet e fundit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…