Sa para ka fituar Ballkani me kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës?

27 korrik 2022 | 01:02

Kampioni i Kosovës, Ballkani, po e vazhdon rrugëtimin në Evropë, pasi kaloi tutje duke e mposhtur La Fioritan, ndërsa edhe arkat e klubi po mbushen.

Pa llogaritur fitimet nga FFK-ja, si shpallja kampion dhe të drejtat televizive, tani Ballkani e ka kaluar shifrën e 1 milion eurove.

Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.

Pas kalimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, klubit që udhëhiqet nga Arsim Kabashi, iu shtuan në arka edhe 350 mijë euro.

Fitorja dhe kalimi tutje ndaj La Fioritas, ka bërë që Ballkani ta kalojë shifrën e 1 milion eurove.

Kjo pasi kalimi në raundin e tretë ia siguron Ballkanit plot 550 mijë euro, duke e dërguar shifrën e përgjithshme 1 milionë e 180 mijë euro.

Me kundërshtarin e radhës që tashmë dihet për raundin e tretë, pasi Ballkani do të përballet me fituesin e duelit Klaksvik – Sutjeska, e ku do të luajë për kalimin në play-off, fazë që ua siguron edhe 750 mijë euro të tjera, duke e dërguar shifrën në afër 2 milionë euro.

Pastaj në play-off luhet për një vend në fazë e grupeve, nga ku çdo skuadër e kualifikuar fiton në start 2.94 milionë euro, pa llogaritur të ardhura për fitore dhe barazim, por edhe renditje në grup.

Shumat e siguruara dhe ato që pretendon t’i fitojë Ballkani

Raundi i parë i Ligës së Kampionëve: 280 mijë euro – e siguruar 

Raundi i dytë i Ligës së Konferencës: 350 mijë euro – e siguruar

Raundi i tretë i Ligës së Konferencës: 550 mijë euro – e siguruar

Play-off i Ligës së Konferencës: 750 mijë euro

Kalimi në fazën e grupeve: 2.94 milionë euro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Gërvalla-Schwarz po e përgatit terrenin për sistemimin e njerëzve…