“Sa para ke në bankë?” Princi William i surprizoi të gjithë me përgjigjen
Përgjigja e Princit Willaim ishte shumë e thjeshtë
Sa para keni në llogarinë tuaj bankare? Jemi të sigurt që e dini edhe qindarkën më të fundit, në mos jeni të vetëdijshëm për shumën që keni. Mirëpo, të jesh princ, e ke këtë “problem” sa nuk e di sa para ke. Me kaq shumë sinqeritet është përgjigjur edhe princ William.
Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt William-in: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare?
Përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë.
“Nuk e di”, tha ai duke buzëqeshur.
Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por ajo që është e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.
E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi William trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë.