Sa para shpenzuan për tre muaj partitë politike? VV-ja prinë me mbi 1 milion euro
Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës në tre muajt e fundit (prill – qershor) kanë shpenzuar miliona euro.
Në një raport të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar 1 milion e 202 mijë e 399 euro.
E dyta që ka shpenzuar 202 mijë euro është partia më e madhe opozitare në vend Partia Demokratike e Kosovës.
Partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku për tre muaj ka shpenzuar 130 mijë e 887 euro.
71 mijë e 210 euro janë shpenzimet për këto tre muaj të fundit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës
Krejt këto shifra janë publikuar në me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike
Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve
Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike. GazetaBlic.