Sa persona u përfshinë në vrasjen e Astrit Deharit, flet Bardhyl Mahmuti pas leximit të detajshëm të ekspertizës!

10 nëntor 2019 | 14:16

Politologu i njohur shqiptar, Bardhyl Mahmuti, ka bërë me dije se nesër (e hënë) do ta publikojë shkrimin me titull “Ekspertiza zvicerane zhvesh fshehjen e krimit për rastin ‘Astrit Dehari’”, i cili është vazhdim i shkrimeve që sipas tij nxorën në pah falsifikimin e raportit mjeko-ligjor zviceran me qëllim të fshehjes së krimit në rastin Dehari.

“Në këtë shkrimin mund të lexoni: ‘Si rezultat i hulumtimeve të tyre, ekspertët zviceranë erdhën në përfundimin, se Astrit Dehari jo vetëm që nuk ka bërë vetëvrasje, por objektivisht as që e ka pasur të mundur të bënte vetëvrasje me sendet dhe me mënyrën që kanë përshkruar institucionet e Kosovës, të përfshira në rastin ‘Astrit Dehari’”, ka shkruar Mahmuti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bardhyl Mahmutit:

Sa persona u përfshinë në vrasjen e Astrit Deharit?

Të dashur miq,

Nesër do të publikoj shkrimin e titulluar “Ekspertiza zvicerane zhvesh fshehjen e krimit për rastin ‘Astrit Dehari’”, që është vazhdim i shkrimeve që nxorën në pah falsifikimin e raportit mjeko-ligjor zviceran me qëllim të fshehjes së krimit.

Në këtë shkrimin mund të lexoni: “Si rezultat i hulumtimeve të tyre, ekspertët zviceranë erdhën në përfundimin, se Astrit Dehari jo vetëm që nuk ka bërë vetëvrasje, por objektivisht as që e ka pasur të mundur të bënte vetëvrasje me sendet dhe me mënyrën që kanë përshkruar institucionet e Kosovës, të përfshira në rastin “Astrit Dehari”.

Rrjedhimisht, vdekja e dhunshme e Astrit Deharit është vrasje. Mënyrat dhe mjetet që janë përdorur gjatë kësaj vrasjeje nuk kanë mundur të jenë rezultat i një personi të vetëm. Prandaj një hetim i drejtë i këtij krimi duhet të nxjerrë në shesh të vërtetën rreth asaj sesa persona u përfshinë në vrasjen e Astrit Deharit”.

Me respekt,
Bardhyl Mahmuti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur takimi i parë i Bordit “Manifesta 14” në…