
Sa po presin sot mërgimtarët në pikat kufitare për të dalë nga Kosova?
20 gusht 2023
| 08:10
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat gjendjen në pikat kufitare.
Aktualisht pritje ka në Merdar, 60 minuta dhe te Dheu i Bardhë, 40 minuta.
Në Mutivodë pritjet po zgjasin deri në 10 minuta, ndërsa në pikat tjera fluksi nuk është aq i madh.
