Sa romantik Fisniku! Poston foton me Fjollën dhe i bën super dedikimin
Fjolla Morina ka zbuluar prej kohësh që partneri i saj Fisnik Syla, është shumë romantik. Këtë e ka treguar përmes dhuratave e surprizave që i ka bërë këngëtares. Por ai nuk ngurron që t’i bëjë dedikime në profilin e tij në “Instagram”.
Së fundmi, Fisniku ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Fjollën dhe i bën një dedikim të veçantë.
“Personi i pare qe me vjen ne mengjes kur te zgjohem, eshte arsyja ime e lumturise..
Une jetoj me gjysem zemre.. sepse gjysmen tjeter e ke TI ! Je personi me zemerbardhe qe kam njohur ne jeten time! @fjolla.morina ?”, ishin fjalët e tij pranë postimit të fotos me Fjollën.
Kujtojmë se dyshja ka qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre. Sikundër u njoftua edhe gjatë kohës kur Fjolla dhe Fisniku u arrestuan, ku i fundit është baba i dy fëmijëve.