Sa shpenzuan LV, PDK, LDK e AAK në tremujorin e parë të këtij viti?

25 prill 2025 | 08:36

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e shpenzimeve janar – mars 2025 të subjekteve politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike, raporton KosovaPress.

LV ka shpenzuar 1 milion e 734 mijë e 872 euro, pason PDK 360 mijë e 313 euro, LDK 155 mijë e 334 euro dhe AAK 67 mijë e 754 euro.

Raportet tremujore janë publikuar në ueb faqen: https://kqz-ks.org/raportet-financiare-tremujore/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderë nga e gjithë bota mbërrijnë këtë të premte në…