Sa shqiptar i vërtetë je?
Në vijim gjeni një listë me 40 gjëra tipike për shqiptarët. Me gjasë do të gjeni veten te shumica prej tyre.
Fillojmë: S’je shqiptar nëse…
Nuk thua “ku ishe” kur takon dikë.
S’ke pyet ndonjëherë “ku i gjen parat ky/kjo?”.
Nuk ke gjysmë limoni në frigorifer.
Nuk i hedh shampos ujë kur mbaron.
Nuk të pëlqen buka me djathë me domate.
Nuk pëlqen fasulet.
Nuk ke në shtëpi komplete pjatash e gotash të papërdorura.
Kur mbyll telefonatët nuk thua “hajde” dhe “tung” në të njëjtën kohë.
Nuk e ke thënë njëhërë të vetme shprehjen “s’je shqiptar nëse…”
S’ke marr mishin e dasmës në qese.
S’ke ngrënë përshesh me kos.
Kur ikin dritat nuk shikon nëse edhe komshinjve u kanë ikur ose jo.
Pilafin nuk e ha me kos.
Nuk mbledh çdo qese të mundshme në shtëpi.
Nuk zihesh kush do paguajë faturën e kafesë.
Nuk bën xhiro jashtë shteti me “Xhamadani vija vija” në makinë.
Nuk bën shqiponjën me duar.
Nuk ke shenja vaksine në krahë.
Nuk thua “e kështu kështu” pas çdo muhabeti.
Nuk kërcen kur fillon “kush s’kërcen nuk është shqiptar oee oeee”.
S’je goditur të paktën një herë me shapka plastike.
S’ke kove në banjë.
Nuk pi paracetamol për çdo sëmundje.
Nuk ke një qese plot me qese të tjera brenda.
Nuk i lan xhamat me raki.
Nuk mban turshi te kutia e akulloreve.
Nuk takon dy herë: një herë të porta dhe një herë brenda.
S’ke ngatërruar shishen e ujit me të rakisë.
Nuk ke ngrënë ndonjëherë trahana në mëngjes.
S’të kanë krahasuar një herë me fëmijën e komshisë.
Një nga fisi i babit nuk i flet dikujt nga fisi i mamit.
Nuk shan shqiptarët.
Nuk u merr erë çorapeve para se t’i hedhësh në kosh.
Nuk ke dërguar ndonjë bakllava jashtë vendit.
Nuk ke pasqyrë në korridor.
Nuk ke marrë kurrë bukë me vete në plazh.
S’ke një kuti biskotash të mbushur me gjilpëra, penj, paramando etj./Anabel