Sa të jem kryetar komune nuk do ta zbatoj vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

02 qershor 2022 | 22:16

Hapësira te Manastiri i Deçanit po vazhdon të jetë çështje mospajtimesh në mes të përfaqësuesve të Manastirit dhe Komunës së Deçanit.

Lidhur me këtë çështje, i pari i kësaj komune Bashkim Ramosaj tha se për aq kohë sa ai do të jetë kryetar Komune nuk do ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për atë çështje.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës në vitin 2016 kishte marrë vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj gjatë emisionit “Këndi i Debatit” në Tëvë1 vendimin e Gjykatës Kushtetuese e quajti si të ndikuar politikisht dhe me shumë gabime procedurale dhe juridike.

“…mbledhje të jashtëzakonshme ku është qëndrim edhe i Asamblesë edhe i imi personal si qytetar që ky vendim dhe e kemi quajtur të ndikuar politikisht, me shumë gabime procedurale të cilat mund edhe t’i theksojmë nëse i hyjmë përmbajtjes.

Ka shumë gabime juridike që edhe realisht janë porecedane gjyqësore të papara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimi im është që unë si Kryetar Komune deri sa jam në mandatin si kryetar Komune nuk do e zbatoj këtë vendim si të tillë”, tha ai.

Ndër të tjera edhe Asamblistët e kësaj komune u kanë bërë thirrje institucioneve të nivelit qendror që të angazhohen për gjetjen e një zgjidhje të mirë për të dyja palët.

6 vite pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese bëhet presion për zbatimin e tij. Ditë më parë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it kërkuan që vendimi të zbatohet. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se…