Sa të sigurt ndihen njerëzit për të ecur vetëm natën në Evropë?

12 qershor 2023 | 08:13

Pesë vendet e para, për sa i përket sigurisë së perceptuar kur ecni vetëm gjatë natës, janë Kroacia, Sllovenia, Islanda, Gjeorgjia dhe Zvicra. Kroacia ka pozicionin më të lartë, me një normë mbresëlënëse sigurie 74.63, e ndjekur afër nga Sllovenia me 74.40.

Islanda siguron vendin e tretë, me një normë sigurie 72.26, ndërsa Gjeorgjia dhe Zvicra mbyllin pesëshen e parë me norma përkatësisht 69.72 dhe 69.35. Këto vende paraqesin një ndjenjë të fortë sigurie brenda kufijve të tyre.

Shqipëria renditet e 12-ta nga fundi, me 52.34. Siguria në vendin tonë përceptohet më e ulët se të gjitha vendet e tjera të rajonit, si Serbia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër, Franca renditet në fund të listës me një normë sigurie 35.59, e ndjekur ngushtë nga Bjellorusia me 36.44. Belgjika zë vendin e tretë nga fundi, me një normë sigurie 41.25, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Suedia plotësojnë pesëshen e fundit, me norma përkatësisht 43.00 dhe 43.69.

Çfarë është e habitshme?

Siguria më e ulët e perceptuar në vende si Franca, Britania e Madhe dhe Suedia, është befasuese, duke pasur parasysh statusin e tyre ekonomik dhe mjediset e qëndrueshme shoqërore dhe politike.

Ai sugjeron një mospërputhje të mundshme, midis sigurisë aktuale dhe asaj të perceptuar, ose mund të pasqyrojë çështje më të gjera shoqërore, që ndikojnë në ndjenjën e sigurisë së publikut të gjerë.

Ndërsa duket se ka një prirje gjeografike, ku rajonet e Ballkanit dhe Balltikut, ndihen më të sigurt se Europa Perëndimore dhe Lindore, të dhënat tregojnë se PBB-ja nuk lidhet fort me sigurinë e perceptuar.

Kjo përforcon idenë se ndjenja e sigurisë është komplekse dhe e ndikuar nga elementë të ndryshëm, përtej mirëqenies ekonomike.

Është e rëndësishme të theksohet, se këto rezultate ofrojnë një pamje të përgjithshme dhe mund të ndryshojnë brenda secilit vend në varësi të qyteteve, lagjeve dhe demografisë. /monitor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti i Kosovës feston sot Ditën e Çlirimit. Për nder…