Sa u qetësuam, Gates: Kafenetë mund të mbyllen deri në fund të vitit 2022

15 dhjetor 2020 | 08:09

 

Miliarderi amerikan Bill Gates beson se kthimi në jetën normale është më larg sesa njerëzit presin, pavarësisht faktit se vaksina kundër Covid-19 është aprovuar për përdorim të gjerë në Shtetet e Bashkuara.

Edhe pse vetë Gates e pranon se deri në verën e vitit 2021 duhet të jemi më afër kthimit në gjendje normale sesa tani, ai përsëri beson se nuk presim një kthim në jetën e vërtetë normale para vitit 2022. “Nëse nuk ndihmojmë vendet e tjera ta heqin qafe sëmundjen dhe të shohin vaksinime të mëdha në Shtetet e Bashkuara, rreziqet e përsëritjes së sëmundjes do të mbeten të mundshme”, u shpreh ai për CNN.

Gates, gjithashtu, beson se tubimet e mëdha publike duhet të mbeten të ndaluara ashtu si shumica e kafeneve dhe restoranteve./abcnews.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, është shëruar nga koronavirusi. Ai…