Sa vjet kishte Daut Haradinaj kur foli në emër të UÇK-së, pa maskë?
Edhe pse në moshë të re, Daut Haradinaj ishte ndër të parët që doli të flasë në emër të UCK-së në daljen e saj të parë në nëntor të vitit 1997.
“Gjatë rrugës, Rexha ka vendos me qit maskën. Muja nuk ka pas maskë, mjekër ka pas të gjatë, e ka pasë një beretë”, thotë Dauti duke rrëfyer plot emocion momentin e parë të paraqitjes së UCK-së në publik.
Deputeti i lindur në vitin 1978, ishte vetëm 19 vjecar kur u paraqit në daljen e parë të UCK-së në vitin 1997, bashkë me Rexhep Selimin dhe Mujë Krasniqin.
“E unë jo për trimëri, por nuk kam pas maskë me vete sepse nuk ishim parapërgatitur më herët”, thotë ai me shumë modesti, duke rrëfyer tregimin.
Hero i luftës çlirimtare të Kosovës, Dauti është pjesë e familjes Haradinaj që dha shumë në luftën e fundit në Kosovë.
Ai bashkë me Ramushin dhe familjen e tij të ngushtë, ishin pjesë e grupeve të para në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës në momentet më të vështira të vendit, aktivitete këto që sollën çlirimin e shtetit të Kosovës.
Ish deputeti tani garon në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë në listën e PAN-it me numër 50.
Shikoni rrëfimin e tij të plotë:
https://youtu.be/3zLH8SYwHVw