Sabalenka e fiton ‘Australian Open’
Tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka fitoi titullin e saj të parë Grand Slam duke e mposhtur Elena Rybakinan në finalen e Australian Open.
Në një garë fantastike e cila tregoi fuqinë e të dy lojtarëve, 24-vjeçarja Sabalenka triumfoi 2:1 në sete.
Sabalenka, e cila fitoi nën një flamur neutral për shkak të mbështetjes së Bjellorusisë për luftën e Rusisë në Ukrainë, e nisi keq sfidën, duke e humbur setin e parë 6:4.
Megjithatë, ajo gjeti forcë të rikthehej duke fituar 6:3 dhe 6:4 në dy setet vijuese.
Rybakina e Kazakistanit nuk ishte në gjendje të shtonte një titull të dytë Grand Slam.
Nesër duke filluar nga ora 9:30 me kohën tonë lokale do të zhvillohet finalja e “Australian Open” në kategorinë e meshkujve. Stefanos Tsitsipas do të përballet me Novak Djokoviqin.