Sabiani largohet nga Big Brother VIP

11 dhjetor 2021 | 00:21

Këngëtari i njohur, Sabiani është larguar sot nga Big Brother VIP. Rrugëtimi i tij në shtëpinë e famshme ka përfunduar pas më shumë se 60 ditësh.

Kjo është hera e dytë që Sabiani eliminohet nga votat e publikut, herën e parë ai u bë sërish pjesë e shtëpisë me anë të biletës kthyese që mori në studio.

Ndërkohë për këtë largim ka reaguar edhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Iliri. Në dhomën e rrëfimit ai ka deklaruar: Ilir do luftojë këtu edhe për Sabianin. Do më mungojë shumë”.

Teksa dëgjonte nga studioja fjalët e Ilirit, Sabiani nuk i ka mbajtur dot lotët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahu i djathtë i ish-ministrit të Informacionit në Qeverinë e…