Sabit Geci: Sjelljet ndaj Fatonit në burg veç kafshëve iu janë bërë
Faton Hajrizi është vrarë sot në Serbi, ai ishte në arratisje nga Policia e Kosovës për dy javë dhe më pas edhe nga ajo e Serbisë, pasi dyshohet se ka vrarë një polic serb.
Hajrizi gjatë arratisjes së tij ishte aktiv në “TikTok”, aty kishte treguar se nuk ishte i kënaqur me kushtet brenda burgut, dhe kishte rrëfyer se më parë edhe ishte keqtrajtuar.
Ndërsa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, i cili ka qëndruar për katër vjet në një institucion korrektues me Faton Hajrizin, ka rrëfyer shoqërinë që kishte me të vrarin sot në Serbi.
Geci ka thënë se me Hajrizin është takuar për herë të parë në burgun e Mitrovicës.
“Kam qenë në burg me Fatonin. Unë kam qenë me një dhomë, ai ka qenë me një dhomë vet. Unë Fatonin e kam gjet në Mitrovicë në burg”, ka thënë ai.
Geci ka deklaruar se Faton Hajrizi nuk ka qenë kriminel si fëmijë, por është shndërruar në një të tillë pasi ka hyrë në burg.
Duke thënë se me të në burg janë sjell si me një kafsh.
“Dëgjo, Faton Hajrizin e njoh si fëmijë. Ai ka qenë shumë djalë i mirë, i ëmbël, jo banal në shprehje, por ndërkohë gjatë vuajtjes së dënimit në burg, ai është shndërruar në kriminel. Unë s’mund t’i them kriminel, por sjelljes që janë bërë ndaj tij, vetëm kafshëve i janë bërë”, ka thënë ai.