Sabitzer: Dëshirojmë finalen e madhe
01 maj 2024
| 17:54
Marcel Sabitzer, lojtari i Dortmund iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para gjysmëfinales së Champions ndaj PSG.
“Është e vërtetë që Champions League cilësohet si kompeticioni më i vështirë për klube. Uria e grupit është e madhe dhe ne nuk kënaqemi me kaq. Dëshirojmë finalen e madhe, e cila do të na jepte shansin që të luftonim për trofeun. Me Paris Saint-Germain kemi zhvilluar dy ndeshje, në fazën e grupeve, ç’ka do të thotë se i njohim deri në një pikë të caktuar. Është koha të flasim në fushë”, ka thënë Sabitzer.